Kur streha bëhet problem jetese!

Shkup, 15 janar – Strehimi është një nga nevojat elementare bazike për të jetuar. Në kryeqytetin e vendit në Shkup, pikërisht kjo çështje është bërë problematike për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Mbase, edhe nëse vetëm një banorë i këtij vendi ka problem me strehim nuk kemi të bëjmë me problem individual apo selektiv por problem kolektiv, shoqëror, e institucional. E aq më shumë kur flasim për numër më të madh të qytetarëve, ku nga 300 deri në 600 persona janë të pa strehë vetëm në Shkup të cilët në këto temperaturat minus gradë, nuk kanë një vend strehimi të përhershëm. Nga ky numër, shumica janë burra por ka edhe gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme, shkruan Zhurnal.

Çfarë do të thotë të jesh i pa strehë?

Kësaj pyetje më së miri do t’i përgjigjen ata që e përjetojnë. Por, nuk do mend që edhe mund të paramendohet apo merret me mend një situatë e tillë. Kjo është e tmerrshme një vend që po aspiron avancimin e progresin të përballet me situata të tilla ku banorët e këtij vendi akoma të përballen me rrezikun apo vështirësitë e krijimit të një strehe.

Nga 300 deri në 600 persona janë të pa strehë vetëm në Shkup të cilët në këto temperaturat minus gradë, nuk kanë një vend strehimi të përhershëm. Nga ky numër, shumica janë burra por ka edhe gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme. Më i moshuari që ka kërkuar ndihmë në punktin e të pa strehëve në Momin Potok është 80 vjeçar ndërsa më i riu një foshnje disa javësh së bashku me të ëmën.

“Të pa strehët i kanë kërkesat e njëjta siç i kemi edhe ne, pra duhet të lahet brenda javës, të ketë veshje të pastër, ushqime të ngrohta, medikamente dhe ka ndodhur në momente që të mos e kenë të nevojshme ushqimin se sa e kanë të nevojshëm strehimin dhe ky është problemi më i madhe e sidomos tani në temperaturat nën zero”, deklaroi Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë, për Alsat.

Sipas Lazarevskës vetëm në punktin në Momin Potok deri tani janë paraqitur rreth 160 persona ndërsa në vendin tonë nuk ekziston ndonjë hulumtim më i thellë që të mund të tregohet numri i sakte i personave të pastrehë.

“Nga 160 të pa strehë prej tyre janë 130 burra ndërsa numri tjetër janë gra të cilat lidhen edhe me problemin e dhunës në familje ose kanë pasur trauma dhe kanë qenë të detyruara të dalin nga shtëpia dhe kanë kërkuar ndihmë tek ne, në punktin e të pastrehëve”, tha Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë.

Edhe pse kapacitetet janë të vogla nga numri real i personave në rrugë, në punktin e të pastrehëve në Momin Potok, përveç veshmbathjes dhe ushqimit, këtyre personave u ofrohen edhe medikamente dhe vend strehim. Në këto temperatura nën zero, të pastrehët që nuk paraqiten në punkte janë të vendosur në shtëpi të lëshuara, stacionin e autobusëve dhe të trenit si dhe nën ura në Shkup.

“Për çiftet e reja zero kamatë për banesa” premtim fushate i koalicionit VLEN–

Ky premtim fushate pati arritur pothuajse në veshin e secilit të ri e të re që jeton brenda këtij vendi që janë duke planifikuar të ardhmen jashtë vendit. Çiftet e reja prolongojnë lidhjet e tyre sa më gjatë për të vetmen arsye që kanë pengesë apo barrë sigurimin e një hapësire ku do të bashkëjetonin. Kjo mbase është edhe brenga kryesore për të cilën shqetësohen të rinjtë.

Absurd i pakuptimtë është fakti që në të njëjtën kohë flitet për eksod masiv të të rinjve por që mungojnë ide konkrete se si do të ndalet. Nëse vetëm deklartivisht shprehet brenga i bie që nuk është shqetësim sepse nuk ka asnjë tentim për ta ndalë këtë fenomen.

“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja(me moshë mesatare nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në një banesë të re dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme përmes Bankës Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por deri kur kjo Bankë do të krijohet nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale. Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit sektor që punëson shumë të rinj” thuhet në programin e VLEN.

Kjo qasje nuk është se do të ndalë migrimin menjëherë pasi nuk është problemi kryesor dhe i vetmi tek banimi, por dukshëm do të ndihmojë në zbutjen e eksodit. Prandaj, politikat e tilla rinore ndalin të rinjtë sepse shohin se ka shpresë ndryshimi e reformave konkrete në drejtim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Megjithatë, përmes sigurimit të banimit eliminohet barra kryesore e një çifti të ri, nuk do të thotë që ata nuk do të përballen me probleme të tjera gjatë rrugëtimit. Por, ajo që është esenciale garantohet dhe është e mundshme. E kjo krejt si rezultat i politikave të mira që mund të hartohen e të zbatohen edhe në vepër mos të ngelin vetëm në letër.

Kujtojmë që, nëse kjo realizohet vërtetë do të jetë epike dhe veprimi më i duhur që mund të ndodhë. Sepse, me këtë merr fund epoka e shqetësimit vetëm me fjalë pastaj veprat flasin e dëgjohen më shumë. E përmes kësaj edhe do të zgjidhet problemi i strehimit për të gjithë gjeneratat e reja që vijnë. /Zhurnal.mk