Ku po i dhemb Trajanovit? Kërkon të mos numërohet më fare popullata jo-rezidente

Shkup, 6 prill – Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov sot në Kuvend ka dorëzuar informacion për regjistrimin e popullsisë. Ai kërkon të hapet debat që të shqyrtohen të gjitha faktet relevante të përmbajtura në atë informacion.

“Nga Parlamenti kërkoj të hapet debat për regjistrimin, të shqyrtohen të gjitha faktet relevante dhe të dhënat të përmbajtura në informacion. Pres të gjithë të participojnë me pikëpamjet e tyre, informacionet dhe të dhënat të cilat do të jenë të rëndësishme që Parlamenti të mundet në mënyrë të kualifikuar të debatojë dhe të sjellë konkluzione adekuate”, tha Trajanov.

Ai gjithashtu kërkon të sillen ndryshime në ligjin për regjistrim, me të cilin popullata jorezidente nuk do të meret parasysh në regjistrim.

“Nga ligji për regjistrim të hiqet popullata jorezidente, të bëhet një përpjekje tjetër që ato 132 mijë qytetarë që janë të regjistruar përmes përdorimit të evidencës, ët mundet prej tyre të nxjeren karakteristika të cilat në masë të madhe do të ndryshonin gjendjen që është prezantuar në regjistrim”, kërkon Trajanov./Zhurnal.mk