KSI propozon të hiqen të gjitha masat kundër Covid, përpos maskave

Shkup, 27 prill – Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme ka propozuar heqjen e të gjitha masave kundër Covid, përpos mbajtjes së maskave në barnatore, autobuse dhe shtëpi të pleqve, informon Zhurnal.

Komisioni gjithashtu apelon deri te qytetarët të respektojnë propozimet për mbrojtje dhe higjienë personale, siç janë shpesh larja e duarve, dezinfektim dhe mbajtjen e distancës.

NGa komisioni rikujtojnë se vaksinimi edhe më tej ngelet mënyra më e mirë për mbrojtje të shëndetit të popullatës.//Zhurnal.mk