KSI: Në Tetovë dhe Gostivar për shkollat e mesme mësim online

Tetovë 27 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon mësim online për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut.
Filipçe tha se KSI rekomandon që kjo masë të vlejë për dy javët e para.
“Mëngjesin e sotëm diskutuam në Komisionin për Sëmundje Infektive.
Ku morën pjesë të gjithë anëtarët dhe praktikisht me konsensus u miratua rekomandimi që shkollat e mesme në rajonin e Pollogut , në Tetovë dhe Gostivar mësimin ta nisin online”, tha ministri Filipçe.