KSHPK: Në mënyrë të paligjshme ndahen grante për një shoqatë tregtare, pronari i së cilës është i punësuar në AKE

Shkup, 21 prill– Pas një raportimi anonim në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), është konstatuar lëndë për ekzistimin e e paligjshmërisë gjatë ndarjes së mjeteve për grant  të një shoqate tregtare “INTELIGENTA SHPK Shkup”, themelues i së cilës është anëtar i Komisionit për Komunikime Elektronike pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Në seancën e sotme të KSHPK, ky rast është shqyrtuar me ç’rast është theksuar se është ndarë grant prej 30 mijëp euro në kundërvlerë të denarit. Për të kontrolluar pretendimet në raportim dhe përcaktimin e gjendjes së plotë faktike të rastit, KSHPK ka kërkuar informacione dhe të dhlna nga AKE, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. është kryer inspektim të gjendjes aktuale dhe historikun e ndryshimeve për shoqatën e theksuar tregtare në regjistër.

Nga gjendja e përcaktuar faktike, në seancën e 47-të të KSHPK të mbajtur më 31.03.2021 është konstatuar se i është ndarë grant shoqatës së theksuar, që është në kundërshtim me nenin 52 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave dhe e njëjta është e dënueshme.

KSHPK pas shqyrtimit të të gjitha fakteve të lartpërmendura ka konstatuar se nuk ka elemente për veprim të mëtejshëm lidhur me rastin, me ç’rast vendosi se pas rezultatit përfundimtar do të veprojë vetë Komisioni për Kundërvajtje pranë KSHPK./Zhurnal.mk