Kryetari i Çairit, Visar Ganiu mirëpriti në takim Janina Dardhishtën, kampione shtetërore në karate
Shkup, 19 prill – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot mirëpriti në zyrën e tij kampionen shtetërore në karate në kategorinë kadet kumite për femra +54kg, Janina Dardhishtën.
Në shoqërim me Janinën ishte edhe trajnuesi i saj Muarrem Imeri nga klubi i karatesë Forca.
Bashkëbiseduesit folën për mbështetjen që komuna ua ofron sportistëve vazhdimisht.
Ndryshe, Janina Dardhishta do të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të karatesë qe do të mbahet në Republikën e Çekisë në qershor të këtij viti.

