Kryeparlamentari grek pret Ramën: Na intereson anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Greqi për hapjen e ekspozitës me veprat e tij të artit, është takuar sot (21 mars) me kryetarin e Parlamentit helen, Costantine Tassoulas.

Gazetarja e RTSH Denada Shkodrani, e cila ndodhet në Greqi për të ndjekur nga afër vizitën e kreut të qeverisë në Athinë, ka bërë me dije se në takimin mes Ramës dhe kryeparlamentarit Tassoulas, ky i fundit ka vënë theksin te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa garantoi mbështetjen e Greqisë në këtë drejtim.

“Na intereson anëtarësimi i Shqipërisë në BE” tha kryetari i parlamentit grek, Costantine Tassoulas, duke vënë në dukje dhe të mirat e këtij integrimi 

“Në 40 vite Greqia ka përfituar miliarda euro nga BE” nënvizoi kryeparlamentari për kryeministrin Edi Rama, raporton gazetarja e RTSh Denada Shkodrani.

Ndërsa kryeministri Rama u ndal tek urat e forta mes dy vendeve “qytetarët grekë në vendin tonë dhe qytetarët shqiptarë në Greqi.”