Kryeministri norvegjez, Kurtit: Çështjet e pazgjidhura të viteve të 90-ta mund t’i vënë sërish zjarrin Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Norvegji është takuar me homologun norvegjez, Jonas Gahr Støre.

Kryeministri Støre, shprehu mbështetjen e Norvegjisë për Kosovën dhe dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Støre gjatë takimit tha se po bëhen përpjekje për të siguruar stabilitet të vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor, kjo pasi sipas tij çështjet e pazgjidhura nga vitet 1990 mund ta rrezikojnë sërish Ballkanin.

“Nuk mund ta marrim si të mirëqenë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Çështjet e pazgjidhura nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish zjarrin rajonit”, deklaroi ai.

Sa i përket zgjedhjeve serbe të 3 prillit, kryeministri norvegjez tha se Kosova duhet t’i lejojë serbët lokalë të votojnë.

“Prandaj e shfrytëzova takimin për të shprehur keqardhjen që Kosova nuk lejon që zgjedhjet serbe më 3 prill të zhvillohen sipas të njëjtit model si në zgjedhjet e mëparshme”, u shpreh Støre, raporton regjeringen.