Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur këtë të premte (17 mars) në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja se përse Bushi ka shkuar në SPAK, por emri i tij është përmendur shpeshherë nga opozita e cila e ka akuzuar kryebashkiakun për të shkuarën e tij.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme (16 mars) është arrestuar Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, pasi ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë ka favorizuar në tenderin për Ujësjellësin e Bulqizës firmën e një personi me të cilin kishte lidhje shoqërore.