Kriza ekonomike me çmime maramendëse, qytetarët: Vështirë i’a dalim

Shkup, 24 Prill – Rritja e cmimeve të produkteve ushqimore si pasojë e krizës ekonomike globale është bërë përditshmëri, por qytetarët ankohen se cmimet janë rritur aq shumë sa janë bërë të pa përballueshme në krahasim me të ardhurat e tyre mujore.

Gati të gjitha produktet ushqimore kanë shënuar rritje por vaji mielli dhe sheqeri kanë shënuar vlera rekorde  ditëve të fundit . Paniku i shkaktuar nga pasojat e krizave të shumta gjatë kësaj periudhe ka bërë që shumë qytetarë të gjenden pranë pikave shitëse për t’u furnizuar me produktet bazike ushqimore.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen të shqetësuar për rritjen e cmimeve dhe thonë se mezi i mbulojnë harxhimet  andaj marrin vetëm gjerat më elementare që u nevojiten.

“Rritja e cmimeve sipas standardit tonë është e lartë,hyn në treg shumë produkte  janë rritur,nëpër markete njejt krejt cmimet e larta. Ne jetojmë me një shtet të varfër,cmimet I kemi sin ë Europë a rrogat askund,as pensione janë shumë të ulëta”, shprehet qyetari.

“Sot në këtë kohë është shumë ,shumë,vetëm Zoti të kujton për ne njerëzit”, thekson qytetari.

“Shëbdosh vetëm do të marrim sa mundemi ,sa kemi mundësi”, shprehet qyetari.

“Gjithcka është rritur edhe ju e dini dhe është bërë shumë vështirë”, thekson qytetari.

“Është katastrofë gjithka shtrejt deri ku do të shkojmë nuk e di”, shprehet qyetari.

“Momentalisht për rritjen e cmimeve është katastrofë,janë rritur vaji, ushqimi e të gjitha”, thekson qytetari.

“Kjo katastrofë kurr ska qenë kështu tash është, cka bën me 19 mijë 20 mijë denarë rrogë vet i gjashti nuk ia del dot”, shprehet qyetari.

“Gjithcka është më shtrejtë edhe vet e shihni sidomos tash për festa edhe më shumë i rrisin cmimet”, thekson qytetari.

“Është shumë shtrejt duam edhe ne të jetë më lirë por kot”, shprehet qyetari.

Derisa rriten cmimet, rriten edhe shpenzimet.Nga janari deri tani, për vetëm 3 muaj, shporta minimale e shpenzimeve është rritur për 1.000 denarë, ndërsa sipas sindikatave, për një familje 4 anëtarëshe, shporta minimale është 36.780 denarë në muaj.