Krishtlindja, festojnë besimtarët. Rama: Bekime e festa të bardha

Sot të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë krishtlindjen në Shqipëri por dhe në mbarë botën. Mesnatën e 24 dhjetorit besimtarët ndoqën meshën e shenjtë që simbolizon pikërisht lindjen e Jezu Krishtit. Mesha u mbajt në disa qytete të vendit ku morën pjesë mijëra besimtarë.

Mesazhe dhe urime, dërguan për besimtarët e qytetarët dhe krerë të lartë të shtetit.

Kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetin social Facebook një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, ka uruar për të gjithë besimtarët bekime e festa të bardha.

Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkroi Rama.