Kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu takon myftiun e Ukrainës, Ahmed Temimin, rëfehen masakrat në Ukrainë

Shkup, 10 maj – Kreu u BFI-së Shaqir Ef. Fetahu, në Abu Dhabi ka takuar myftiun e Ukrainës, Ahmed Temimin.

Temimi i ka rëfyer Fetahut për tmerret dhe masakrat që u kanë ndodhur popullit të Ukrainës. Ai është shprehur i bindur se vendi do t’ia dalë mbanë, informon Zhurnal.

“Ishte e dhimbshme të dëgjosh Myftiun e muslimanëve të Ukrainës Haxhi Ahmed Temimin. Ishte vështirë të dëgjosh rrëfimet e tij për masakrat dhe gjenocidin Rus në Ukrainë”, ka shkruar Fetahu.

Duhet theksuar se gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ka patur shumë takime me personazhe dhe figura eminente të botës islame, me të cilët ka këmbyer informata dhe eksperienca të ndryshme, duke thelluar edhe më tepër bashkëpunimin e Bashkësisë Fetare Islame me simotrat e saj nëpër botë./Zhurnal.mk