KRE: Detyrimi për ngrohje qendrore është në dhënie të licencës

Shkup, 26 shtator – Obligimi për kryerjen e veprimtarisë publike, prodhim i rregulluar i energjisë termike përfundon me ditën e lëshimit të licencës, në këtë rast ushtruesi i ri i veprimtarisë, thonë nga Komisioni rregullator për energjetikë KRE, pasi që distribucioni BEG njoftoi sot se nuk ka asnjë detyrim për të vazhduar me ushtrimin e aktivitetit edhe në sezonin e ri të ngrohjes.

Nga KRE-ja theksonjnë se kryerja e veorimtarisë publike të prodhimit të energjisë së ngrohjes nga një prodhues i rregulluar është përcaktuar saktësisht në Ligjin për energjetikë, ku imperativi themelor i kryerësit të veprimtarisë publike është të sigurojë prodhim të besueshëm, të vazhdueshëm dhe me cilësi të lartë të nxehtësisë.

“Ju informojmë se Ligji për energjetikë, i cili mori edhe dritë të gjelbër nga Komuniteti energjetik, i ka inkorporuar plotësisht të gjitha dispozitat e legjislacionit evropian në drejtim të furnizimit të sigurt, të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me energji. Në këtë frymë, KRE i merr vendimet, me të cilat precizohet se deri në zgjedhjen e një operatori të ri të aktivitetit të caktuar energjetik, operatori aktual për të ofruar aktivitet publik nuk ndërpritet. Detyrimi për kryerjen e veprimtarisë publike, prodhimi i rregulluar i energjisë termike, përfundon me ditën e lëshimit të licencës (në këtë rast, kryerës i një veprimtarie të re publike), theksojnë ng Komisioni rregullator i energjetikës.

Kompania BEG, të cilës iu hoqën licencat në qershor të këtij viti për shkak të falimentimit si pasojë e çmimeve të larta të gazit natyror, njoftoi paraprakisht se nuk ka bazë juridike për të disponuar ngrohtoret, si dhe se nuk ka asnjë detyrim për të vazhduar me kryerjen e veprimtarisë në sezonin e ri të ngrohjes, por as nuk ka mundësi financiare dhe kapacitet krediti për blerjen e karburantit për prodhimin e energjisë termike.

Pas komunikatës nga BE nga Qeveria njoftuan gjithashtu se derisa zgjedhet një operator i ri, BEG duhet të porosisë energji për ngrohje.