Krah prindërve të saj, Rita Ora bën xhiro në këmbë në sheshin e Tiranës
Nesër nga ora 20:00, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’, në Tiranë.
Ky koncert do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Rita tashmë ka mbërritur në Tiranë, ku edhe ka zhvilluar takim me disa nga studentët e Liceut Artistik, bashkë me Erion Veliajn, kryetar i bashkisë së Tiranës.
E gjatë ditës së sotme, këngëtarja bashkë me prindërit e saj, Verën e Besnikun, kanë bërë xhiro në sheshin e Tiranës në Këmbë.
Krahas, Rita Orës, në koncertin e nesërm do të performojnë edhe artistë shqiptar.


