KQZ-ja rrit shumën e përkrahjes për partitë parlamentare, 15 subjekte përfitojnë mbi 4 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka mbajtur mbledhjen e radhës ku mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2024, raporton Ekonomia Online.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme prej 4 milionë e 800 mijë euro.
Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, tha se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.
Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për vitin 2024 është rritur për 600 mijë euro dhe totali për vitin 2024 është 4 milionë e 800 mijë euro.
“Numri i subjekteve politike i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është 15, ndërsa shuma e mjeteve totale është 4 milionë e 800 mijë euro, kjo shumë është rritur për 600 mijë euro”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tha se me nëntë vota për është miratuat kjo pikë.