KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos

KQZ i ka dhënë ditën e sotme zyrtarisht mandatin e deputetit Pandeli Majkos.

Bëhet me dije se Majko e ka marrë mandatin pas dorëheqjes së deputetit Alqi Bllako.

“KQZ vendos dhënien e mandatit të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alqi Bllakos për Pandeli Sotir Majkon. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Më herët Majko dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Majko do të zerë në Kuvend vendin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK pasi nga hetimet rezultoi i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit.