Kovaçevski: Vlerat e NATO-s janë edhe vlerat tona, jemi krah për krah me aleatët tanë

Shkup, 4 prill – Republika e Maqedonisë së Veriut e feston Ditën e NATO-s me të drejtë të plotë si vendi i 30-të anëtar i Aleancës – aleancës më të fuqishme ushtarake në botë e ndërtuar dhe bazuar në vlerat më të larta civilizuese dhe demokratike. Vendi ynë është faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajonin në të cilin qytetarët kanë të ardhme të sigurt, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në shënimin e Ditës së NATO-s, ngjarje e organizuar në Këshillin Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Qendrën Edukative M6 dhe NATO Sektorin për Diplomaci Publike nga Brukseli.

Në Ditën e NATO-s, Kovaçevski tha se krenarë qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë dhe bashkë ndërtojmë shoqëri të prosperuar, të qetë dhe të lirë – vlerat e NATO-s dhe BE-së dhe vlera të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut – Ne jemi NATO.

Kovaçevski, gjithashtu se ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme, të intensifikuara dhe të përshpejtuara integruese në BE, sepse çështja e zgjerimit tashmë është çështje gjeostrategjike dhe e sigurisë dhe se proceset eurointegruese duhet të fillojnë pa vonesë dhe Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të qartë të kristaltë në BE.

“Procesi i integrimit në Aleancën e NATO-s ishte borxh, por tani në krizë e shohim se sa nënkupton që të jemi vend siguria e të cilit garantohet nga ana e aleancës më të madhe të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne vazhdojmë të motivuar dhe të vendosur për të arritur qëllimin tonë të dytë strategjik – anëtarësimin në BE. Ne kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe partnerëve tanë evropianë dhe vlerësojmë shumë mesazhet për përshpejtimin e hapjes së negociatave për anëtarësim me BE”, deklaroi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut, porositi Kovaçevski plotësisht e harmonizoi politikën e saj të jashtme me politikat e NATO-s dhe BE-së, i miratuam të gjitha vendimet bashkë me aleatët, dhe e vlerësuam agresionin ushtarak rus në Ukrainë si të paprovokuar dhe të padrejtë dhe si shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare dhe rrezikimin brutal të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Të gjitha vendet anëtare të NATO-s angazhohen për ndërprerje urgjente të agresionit ushtarak, ndërsa ndërmarrja e aktiviteteve për izolimin ekonomik të Rusisë do të mundësojë përshkallëzim të aktiviteteve ushtarake”, deklaroi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut, tha ai, është e vendosur të kontribuojë në përballjen me këto rreziqe përmes qasjes dhe bashkëpunimit të përbashkët me partnerët tanë të NATO-s dhe me institucionet dhe agjencitë e BE-së.

Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani, në hapjen e ngjarjes, porositi se shënimi i Ditës së NATO-s, ata si këshill në 25 vitet e fundit promovojnë vlera euroatlantike dhe ndonjëherë kërkojnë dhe ofrojnë mbështetje për të gjitha qeveritë, vetëm me një kusht – derisa të jenë motor i vlerave euroatlantike.

“Mesazh deri tek të gjithë përfaqësuesit evropianë. Në këto kohëra të rënda, kur gjendemi para një krize ekonomike, politike dhe të sigurisë, të bëjmë një angazhim të gjithë së bashku, me interes reciprok, sa më shpejtë të hapen negociatat me BE-në dhe në mënyrë sa më dinamike të hapërojmë si anëtare e BE-së për ta rrumbullaksuar edhe qëllimin e dytë strategjik si shtet”, deklaroi Ramadani.

Ngjarja tradicionale “Dita e NATO-s – 4 Prill”, është aktivitet i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut i cili përveç shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje, qëllimi i të cilës është që ta informojë opinionin më të gjerë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributi i shtetit dhe përfitimet nga anëtarësimi në Aleancë.

Në ngjarje, është paraparë të kenë fjalime edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërnz dhe zëvendës ndihmësja e Sekretarit të përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-s, Karmen Romero