Kovaçevski – Sholc: Zgjerimi i vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është pozicionin gjeostrategjik në rajon

Shkup, 24 mars – Lufta në Ukrainë tregoi se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm çështje zgjerimi, por edhe një pozicion gjeostrategjik në rajon, se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur plotësisht kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe se qytetarët e vendit presin që Brukseli të përmbushë pjesën e vet të detyrimit.Këtë e potencoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel realizoi takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Ollaf Sholc, në kuadër të pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik në kuadër të Samitit të jashtëzakonshëm të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s,.Kryeministri Kovaçevski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, e informoi kancelarin Sholc për progresin në dialogun me Bullgarinë që synon zhbllokimin e procesit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit për të nisur bisedimet e vendit për anëtarësim në BE.Dy bashkëbiseduesit në takim u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve miqësore të cilat reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik edhe në shkëmbimin tregtar.Të dy krerët e qeverive i theksuan qëndrimet e tyre të përbashkëta mbi agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, gjatë së cilës Kryeministrin Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë në harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit, shtojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.