Kovaçevski: Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura, filloi procesi i skriningut

Shkup, 15 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se pas 17 vitesh, BE-ja sot në Bruksel e filloi procesin e skriningut për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Janë të hapura negociatat me Bashkimin Evropian! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për implementimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit. Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane. Uroj punë të suksesshme, ekipi i Maqedonisë së Veriut është i gatshëm për sfidën”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Sot fillon skriningu shpjegues për Kapitullin 5, Prokurime publike. Delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Bruksel e udhëheq zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori Bojan Mariçiqi. Nga data 15-27 shtator të vitit 2022 do të zhvillohen takime për fushat dhe kapitujt nga Klasteri i Vlerave Fundamentale, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto fusha.