Kovaçevski: Në të gjithë sektorin publik do të ketë rritje të pagave, por përmes bisedimeve
Shkup, 21 prill – Më e lehtë është rritja e pagës në sektorin publik – Sindikata do të kërkojë, Qeveria do të miratojë, kurse tatimpaguesit do të paguajnë, por ata tatimpagues duhet të fitojnë shërbim më të lartë kur paguajnë për paga e cila është më e lartë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Nëpërmjet bisedimeve me sindikatat dhe sindikatat përfaqësuese do të arrijmë zgjidhje në të cilën do të kemi rritje të pagave në të gjithë sektorin publik. U bëj thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkolla. Unë jam gjithmonë në anën e tyre dhe për këtë kemi hapur dialogun me SASHK-un, i cili është në vazhdim, përveç rasteve kur SASHK-u do të vendos të protestojë pa dialog përfundimtar për të cilin ka rregullore dhe afate ligjore. Jam i bindur se do të arrijmë zgjidhje, jo vetëm zgjidhje afatshkurtër, por zgjidhje dinjitoze afatgjatë për mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik,” tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas shënimit të fillimit të punimeve ndërtimore në sallën “Partizan” sot në Karposh.
Ai tha se zgjidhje e përbashkët mund edhe do të gjendet, por, siç theksoi, SASHK-ja duhet të jetë e sinqertë me anëtarët e saj se Qeveria është e hapur që nga dita e parë për negociata dhe bisedime dhe se negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogu socio-ekonomik.
“Kemi rritur pagën minimale por ka edhe afat ligjor prej gjashtë muajsh për rregullimin e pagave. Ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u e filloi grevën pa e hapur dialogun brenda atyre gjashtë muajve. Sipas meje, ai i ka sjell në lajthitje mësimdhënësit, tha Kovaçevski.
Ai ka theksuar se në konferencën e djeshme për media, kryetari i SASHK-ut ka shpjeguar nenet e marrëveshjes kolektive dhe ligjin për pagesën ligjore të pagave gjatë grevës. Megjithatë, theksoi kryeministri, ai nuk ishte plotësisht i sinqertë, nuk i tha nenet e sakta dhe nuk i tha të gjitha nenet në kuptim të atyre zgjidhjeve ligjore.
“Duhet ta bëjë këtë. Ne thamë se do të flasim dhe këto janë konkluzionet e Qeverisë që do të bisedojmë me sindikatat përfaqësuese për rritjen e pagave në sektorin publik dhe për vendosjen e një metodologjie të re për rritjen e ardhshme të pagave në sektorin publik. Por edhe për hapjen e një procesi për hartimin e një ligji të ri për pagat në vend, i cili do të heqë një sërë mospërputhjesh që ekzistojnë në sektorin publik dhe hapjen e një procesi reformash në sektorin publik, sepse ai ka mbi 132 mijë të punësuar që paguhet nga të punësuarit në sektorin privat dhe nëse rritet paga, gjë që duhet bërë, duhet të bëhet shërbim më i mirë për qytetarët që i paguajnë ato paga”, tha Kovaçevski.
Lidhur me shkarkimin e drejtorit të “Postës” Jani Makraduli, Kovaçevski tha se kjo është bërë përmes “marrëveshjes reciproke ndërmjet kryeministrit dhe drejtorit të Postës së Maqedonisë për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes”, pas së cilës, siç theksoi, kerdhi deri te një ndryshim menaxherial.

