Kovaçevski në takim me shefat e qeverive të vendeve të NATO-s nga EJL

Sofje, 28 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Shkup do të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore.

Takimi mbahet me ftesë të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, ndërsa krahas kryeministrit Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Rumanisë dhe Malit të Zi – Nikollae Çuka dhe Zdravko Krivokapiq, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë bullgare.

Në takim do të diskutohet për ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj rajonit, ndërsa shefat e qeverive do të këmbejnë mendime edhe për pasojat nga konflikti në sferat e sigurisë, energjetikës dhe ekonomisë në afat të shkurtë, të mesëm dhe të gjatë.

Në këtë kontekst, theksi do të vihet edhe në përforcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore për përballje me sfidat e përbashkëta.

Pas përfundimit të sesionit punues, pjesëmarrësit në takim duhet të kenë brifing me gazetarët.