Kovaçevski konfirmon: Nuk ka bisedime të fshehta me Bullgarinë, nevojitet një zgjidhje e shpejtë
Shkup, 7 prill – Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se përgjithmonë është angazhuar që të ketë zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë, por, siç thekson, jo të përshpejtuar. Për momentin bisedohet, por zgjidhje të përbashkët të pranueshme, thekson, ende nuk ka.
“Unë asnjëherë nuk lidhesha për data. Gjithmonë thosha se neve na duhet zgjidhje e shpejtë, por jo e përshpejtuar. Ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve punojnë në çështjet politike. Ato çështje politike i bisedojnë në takime sipas standardeve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për momentin punohet në shkëmbimin e ideve sa i përket çështjeve të hapura politike, ndërsa sapo të ketë dokument ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët atëherë kjo do të bëhet e ditur si në institucionet në Bullgari sipas procedurave të tyre ligjore edhe te ne sipas ligjeve tona. Në këtë moment zgjidhje e tillë e përbashkët nuk ekziston”, theksoi kryeministri Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
Ai theksoi se nuk ka kurrfarë bisedime të fshehta për këtë çështje dhe se gjithçka për çka flitet tashmë është e ditur.
“Ju e dini që me Bullgarinë ne kemi marrëdhënie që bazohen në komunikim të sinqertë mes dy qeverive, mes dy kryeministrave. Tashmë grupet e punës po punojnë me rezultate konkrete në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, kulturës dhe integrimit evropian. Tashmë kemi nënshkruar një sërë memorandumesh në bazë të punës së atyre grupeve punuese dhe kemi hapa konkretë të ndërmarrë në fusha të ndryshme”, tha Kovaçevski.
Kryeministri u përgjigj edhe në pyetjen sa i përket informacionit për atë se ekzistojnë individë të cilët punojnë në institucione shtetërore dhe të cilët në praktikë kanë punuar që të mos arrihet marrëveshje ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kësaj theksoi se rasti do të procesohet sipas procedurave.
“Unë dhe ministri i punëve të jashtë e kishim atë informacion që ditën e parë. Është normale që në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të procedohet sipas procedurave në shërbimet përkatëse, por nuk mund të them më shumë sepse është informacion i klasifikuar”, tha Kovaçevski pas vizitës në repartin e rinovuar të onkologjisë në ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve

