Kovaçevski do të ketë 13 këshilltarë, Zaev kishte 50

Shkup, 16 mars – Kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski do të ketë 13 këshilltarë, ndërsa Zoran Zaev më herët kishte plot 50 të tillë, njoftojnë nga Qeveria.
Një pjesë e madhe e këtyre këshilltarëve janë profesorë nga Fakulteti Ekonomik në Shkup, drejtor i bankës së Maqedonisë, një profesoreshë nga Britania e Madhe, dy janë ish europarlamentarë nga Gjermania. Emrat do të kumtohen së shpejti, informon Zhurnal.
Nga 50 këshilltarët që ishin deri tani, disa prej tyre do të vendosen në pozita tjera, e disa prej tyre do të kthehen në shtëpi, do të ngelin pa punë, edhe pse kishte këshilltarë të tillë që “këshillimi i kryeministrit” ishte punë e tyre e dytë.//Zhurnal.mk