Kostadinovska-Stojçevska: Me votë për LSDM-në dhe numër një, votojmë për Tetovë evropiane

Tetovë, 16 gusht – Nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në takimet me qytetarët e Tetovës porositi se lista e këshilltarëve të LSDM-së dhe të koalicionit është oferta më e mirë për Këshillin e ardhshëm të kësaj komune.

Ajo theksoi se LSDM-ja si parti dhe në nivel qendror dhe në nivel lokal tregon kujdes të vërtetë për qytetarët, për komunat dhe për çdo vend të banuar dhe se Tetova nuk është përjashtim nga kjo.

“Qytetarët më 20 gusht të japin mbështetje për kandidatët për këshilltarë nga LSDM-ja sepse ata janë garanci se puna e kryetarit të komunës do të jetë vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut. Për njerëz të ndershëm, të virtytshëm dhe të respektuar në Këshill, për Tetovë evropiane, më 20 gusht të votojmë për numrin 1, të votojmë për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe të koalicionit”, porositi nënkryetarja Kostadinovska Stojçevska.

Ajo së bashku me kandidatët për këshilltarë të kryesuar nga bartësi Glogorije Stojanovski patën takime me qytetarët.