Kostadinovska-Stojçevska: E kthejmë ekspozitën në bllokun 17 të Muzeut shtetëror Aushvic, së bashku me shtetet e rajonit
Shkup, 25 janar – Në selinë e UNESKO-s në Paris sot u nënshkrua Marrëveshja për financim të vendosjes së sërishme të ekspozitës së përbashkët në bllokun 17 të Muzeut shtetërir Aushvic-Birkenau në Republikën e Polonisë.
Siç informoi Minsitria e Kulturës, mysafirët e pranishëm dhe anëtarët e delegacioneve nga vendet nënshkruese: Bosnja e hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veirut dhe Sllovenia i përshëndeti drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azule.
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, siç ceket, nuk kishte mundësi të marër pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje historike, të cilën paraprakisht e nënshkroi në Shkup. Fjalimin e saj përshëndetës e transmetoi Refet Hajdari, ushtrues i detyrës në Delegacionin e përhershëm të Maqedonisë së Veriut pranë UNESKO-s në Paris.
Kostadinovska-Stojçevska e falënderoi organizatën e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë – UNESKO dhe drejtoreshën e përgjithshme Odre Azule, Austrinë dhe Poloninë, si dhe të gjithë ministrat e vendeve pjesëmarrëse për përkushtimin në këtë proces të rëndësishëm.
Krahas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për ekspozitën e përhershme në bllokun 17 të Muzeut shtetëror Aushvic-Birkenau, që duhet të dizajnohet nga arkitekti i njohur Daniel Libeskind, në selinë e UNESKO-s në Paris u mbajt edhe program rasti me disa përmbajtje kulturore me të cialt u shënua Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të holokaustit.

