Kosovë: Tri viktima dhe 508 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar tri viktima dhe 508 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 16 shkurt.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,320 mostrave, që i bie se 11.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, thuhet se edhe 1,281 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 8,685.

Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,278 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, 811,804 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.