Kosovari bie nga motorri, niset me urgjencë në spital

Një 37 vjeçar nga Kosova i identifikuar si Shengyl Munishi është dëntuarpasi është rrëzuar nga motomjeti me të cilin udhëtonte.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ndërsa mësohet se kosovari ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.

Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.