Kosova regjistron një viktimë dhe 158 raste të reja me COVID-19
Kosova regjistroi një viktimë dhe 158 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 22 shkurt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,626 mostrave, që i bie se 9.71 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas raportit të MSH-së – që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake – janë shëruar edhe 644 pacientë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus janë 3,396.
Sa i përket vaksinimit, në Kosovë janë administruar edhe 1,211 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 813,734 persona apo 45 për qind e popullsisë.