Korrupsioni po luftohet pa dallime etnike!

Shkup, 7 shkurt – Narrrativi i krijuar nga opozita shqiptare se korrupsioni po luftohet vetëm te shqiptarët nuk mban dhe nuk është e vërtetë. Këtë më së miri e dëshmojnë rastet konkrete ku të arrestuar në lëndët e hapura për përfshirje në korrupsion ka pjesëtarë nga gjitha etnitë që kanë kryer korrupsion. Lëndë është hapur edhe ndaj ish kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, Artan Grubi e Përparim Bajrami në arrati, të tjerë janë burgosur, e i fundit është Ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Pece Mirçeski, shkruan Zhurnal.
Arrestohet ish-zyrtari i lartë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut –
Ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Pece Mirçeski sonte është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë, pasi sot Policia Financiare ka hapur hetim për veprat të kryera penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim të kryera gjatë kohës sa ka qenë drejtor, konfirmuan për MIA-n nga Policia Financiare.
Së bashku me Mirçeskin është arrestuar edhe pronari i servisit renta VIP, i cili po ashtu është i përfshirë në të njëjtin hetim.
“I denoncuari i parë P.M. në cilësinë e zyrtarit – drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, me vetëdije dhe me paramendim, ka kryer veprime zyrtare që nuk nuk ka guxuar t’i kryejë dhe ka nënshkruar pesë marrëveshje të furnizimit publik me një subjekt juridik nga Shkupi, në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P, ndërsa në këtë rast nuk e ka praqitur ekzistencën e konfliktit të interesit, duke mos u përjashtuar nga të njëjtat procedura të furnizimit publik dhe gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës së drejtorit, ka përfituar drejtpërdrejt dobi materiale për vete dhe për personin e afërt nga subjekti juridik në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P. duke vepruar në këtë mënyrë, i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i denoncuari i dytë ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare.
Në mënyrë shtesë, i denoncuari i parë P.M, me vetëdije dhe me paramendim në gjithsej pesë dokumente zyrtare – deklarime për mungesë konflikti interesi në procedurat e sipërpërmendura të furnizimit publik, ka futur të dhëna të rreme dhe të pavërteta dhe me nënshkrimin e tij ka mundësuar që ato të përdoren si të vërteta dhe me këtë mënyrë të vepruarit i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në ndërkohë Policia Financiare gjatë kësaj jave kishte vizituar edhe ITSHKSH-në –
Policia Financiare brenda kësaj jave e ka “vizituar” edhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.
Ky hap i Policisë Financiare vjen pas lajmeve të shumta të Ora24.tv dhe Almakos.com se drejtori Skënder Asani ka punësuar katër familjar të afërm të tij, por edhe për dyshime për keqpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, ku Asani njëkohësisht derisa ushtron postin e drejtorit ka hapur edhe Organizatë joqeveritare, përmes së cilës ka marr fonde nga institucionet e shtetit. Për dyshimet e punës së drejtorit Skender Asani ka ngritur lëndë edhe Komisioninpër Anti-Korrupsion.
Pra, përmes këtyre veprimeve çdo ditë po vuloset një nga prioritet e kësaj qeverie që do ta luftojnë korrupsionin pa asnjë dyshim dhe pa asnjë dallim. Prandaj, gjitha pretendimet e ngritura se qeveria aktuale po bënë luftë selektive ndaj korrupsionit nuk mbajnë dhe nuk janë të vërteta pasi faktet flasin të kundërtën, lufta kundër korrupsionin ka filluar mbarë e mirë dhe nuk po falë askënd pa asnjë dallim secili i inkriminuar do të përballet me ndëshkim. /Zhurnal.mk