Kordallov: Edhe pse politikanët përdorin mediat sociale, ata humbasin objektivin dhe nuk komunikojnë me ndjekësit e tyr
Shkup, 22 dhjetor – Politikanët dhe partitë politike prej kohësh kanë fushata në Facebook, X, Instagram, por edhe në TikTok, që më së shumti përdoren nga popullata e re në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm. Komunikologu Bojan Kordallov në një intervistë për MIA-n thotë se përkundër faktit që përdorin rrjetet sociale, politikanët nuk komunikojnë përmes tyre me përkrahësit apo me ata që duan të tërheqin për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë, por vetëm shpërndajnë postime. Sipas tij, politikanëve u mungon qëllimi i rrjeteve sociale.
“Ka dy lajme të këqija, në thonjëza, për politikanët. I pari, ne jemi duke përfunduar analizën e rregullt vjetore të bërë nga IDUEP (Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivën Euro-Atlantike) se si politikanët në detyrë apo zyrtarët publikë përdorin mediat sociale dhe deri më tani rezultati është se nuk ka asnjë ndryshim. Pra, kur nuk keni ndonjë përmirësim, automatikisht do të thotë se po ktheheni pas dhe aq më tepër se cilësia po bie”, citon komunikologu Kordallov.
Kjo, siç thekson ai, na sjell në lajmin e dytë të keq për politikanët, që nëse mendojnë se thjesht do të zënë një hapësirë tjetër ku do të tentojnë të imponohen, rezultati do të zhduket.
“Kot je në TikTok, Facebook, Instagram, Twitter… ku të duash, nëse nuk zbaton rregullat e lojës që ka komuniteti atje. Nëse mendoni se si politikanë do të hyni atje dhe do të thoni unë jam këtu në krye dhe do të bëj rregullat e mia dhe do të bëj spam me atë që bëra sot, kë takova, votoni për mua etj. , njerëzit thjesht nuk ju ndjekin. Në këto gracka bien politikanët. Ata janë të pranishëm atje, por ndjekin vetëm përkrahësit e tyre dhe i drejtohen vetëm bazës së tyre partiake”, thotë Kordallov.

