Kontrolle shëndetësore falas për banorët e fshatit Llopat së Kumanovës

Kumanovë, 29 prill – Banorët e fshatit Llopat të Kumanovës sot patën mundësinë t’i nënshtrohen ekzaminimeve parandaluese pa pagesë në kuadër të aksionit “Shëndet për të gjithë”, i cili u zhvillua sot nga ekipi i Shtëpisë shëndetësore në fshat.

Banorët e këtij fshati rastësisht ose tashmë të informuar për ekzaminimet pa pagesë mëngjesin e sotëm kanë bërë kontrolle parandaluese, të cilat përfshinin matje të tensionit, sheqerit dhe kolesterolit dhe ndërkohë kanë marrë këshilla nga mjekët për trajtim të mëtejshëm.

“Ka interes për aksionin. Disa nga qytetarët tashmë kanë terapi kronike, u kemi dhënë këshilla se si të pinë terapinë, këshilla për dallimet e ndryshme të temperaturës, përveç terapisë së rregullt, të pinë më shumë lëngje, si dhe u janë dhënë këshilla për lënien e duhanit”, informuan sot nga Shtëpia e shëndetit Kumanovë.

Banorët i mirëpritën aksione të tilla në Shtëpinë e shëndetit dhe u bënë thirrje autoriteteve që ato të organizohen më shpesh në vendbanime më të vogla.

Në periudhën e ardhshme do të organizohen edhe kontrolle falas të tensionit, sheqerit dhe kolesterolit në ambient të hapur, njoftuan ekipet e Shtëpisë së shëndetit, ku përkujtuan se aksione të tilla janë organizuar edhe në zonat rurale në komunën e Likovës dhe Nagoriçan i vjetër./Zhurnal.mk