Konjufca takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, s’flasin për medie
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për medie.
Izraeli ende s’ka hapur ambasadë në Republikën e Kosovës edhe pse tashmë mes dy shteteve janë vendosur raportet ndër-shtetërore pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Njohja e Izraelit kishte ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Pas njohjes Kosova ka dërguar ambasadoren në Jerusalem.

