Konjufca priti në takim delegacionin e Unionit Arab

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, të cilët janë pjesëmarrës të Konferencës Ndërkombëtare Arabo-Evropiane

Sipas një njoftimi për media, kjo konferencë do të mbahet më 7 dhe 8 maj në Prishtinë, organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJ-së dhe Ministra e Mjedisit.

Konjufca siç thuhet në njoftim vlerësoi marrëdhëniet e mira me shtetet arabe, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në fusha të ndryshme me interes për Kosovën, siç janë energjia, mjedisi dhe bujqësia.