Konfirmon Policia: Lëvizjet e Njësisë Speciale në rrugën për Mitrovicë nuk ndërlidhen me ndonjë aksion

Policia e Kosovës ka konfirmuar se veturat e Njësisë Speciale që janë parë sot duke lëvizur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nuk ndërlidhen me ndonjë aksion, por që janë vetëm lëvizje të zakonshme.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi  i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbajë të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, tha ai.

Ndryshe, RTV Dukagjini mëngjesin e sotëm ka publikuar disa pamje ku shihen autoblindat e Njësisë Speciale duke lëvizur në rrugën Prishtinë – Podujevë – Mitrovicë.