Konfirmohen 27 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.   Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890.   Në total numri i rasteve aktive është 552. Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.   Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.   Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.   Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.