Konferencë “Përmirësimi i sistemit për qasje të lirë në informacione nga karakteri publik”

Shkup, 23 shtator – Në organizim të Qendrës për menaxhimin me ndryshime (QMN) në kuadër të projektit “Nxitje të menaxhimit të mirë dhe reforma në administratën publike” sot do të mbajë konferencë në temë “Përmirësimi i sistemi për qasje të lirë në informacione nga karakteri publik”.

Konferenca realizohet me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe në bashkëpunim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë Slavica Gërkovska dhe Agjencinë për mbrojtjen e e drejtës së qasjes në informacione nga karakteri publik.

“Në periudhën e fundit, QMN ka zbatuar analizë të informacioneve më shpesh të kërkuara nga ana e qytetarëve përmes instrumentit për qasje të lirë në informacione nga karakteri publik. Kjo analizë shoqërohet me Udhëzim për institucionet nga sektori publik për atë si mund ta përmirësojnë transparencën e tyre dhe e njëjta do të prezantohet me qëllim që të nxitet diskutimi midis pjesëmarrësve të pranishëm për proaktivitetin e institucioneve nga sektori publik në publikimin e informacioneve me interes publik”, informojnë nga QMN.

Siç paralajmërojnë organizatorët, në konferencë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrja Gërkovska, drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informacione publike, Plamenka Bojçeva, përfaqësues të sektorit civil dhe sektorit të biznesit.