Konferencë për parandalim të tregtisë me njerëz
Shkup, 30 mars – Në organizim të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigracionit ilegal sot në Shkup, do të mbahet konferenca e titulluar “Vlerësimi i rreziqeve dhe parandalimi i tregtisë me njerëz në zinxhirët e furnizimit”.
Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me Zyren e përfaqësuesit të posaçëm dhe koordinues për luftë kundër tregtisë me njerëz të OSBE-së dhe me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup.
Konferencën do ta hapin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, përfaqësuesi i posaçëm dhe koordinues për luftë kundër tregtisë me njerëz i OSBE-së, Valiant Riçi, shefi i Misionit të të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja dhe koordinuesja nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigracion ilegal, Magdalena Nestorovska.

