Konferencë për informim profesional dhe dezinformatave rreth vaksinimit kundër Covid
Shkup, 6 shtator – Informim profesional për procesin e vaksinimit, analizimi dhe adresimi i faktorëve të cilët kontribuojnë për përhapjen e dezinformatave rreth vaksinimit kundër Kovid-19, nxitja e përfshirjes më aktive të mediave në iniciativat për ngritje të vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit dhe si të përmirësohet mënyra e informimit rreth imunizimit janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet sot në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, me fillim në orën 11.
Përveç gazetarëve nga mediat më relevante në vend, në program, si mysafirë – ligjërues, do të përfshihen edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përfaqësues të USAID-it, UNICEF-it dhe të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse.
Ngjarja është në kuadër të serisë së këshillimeve profesionale për mediat, në organizim të Institutit të Mediave të Maqedonisë (IMM) dhe zyrës së UNICEF-it në Shkup, të cilat do të mbahen në periudhën prej shtatorit deri në nëntor të këtij viti.
Qëllimi është që të mundësohet nxitje e aftësive për analizim kritik të përmbajtjeve në lidhje me vaksinimin, të mundësohet shkëmbim aktiv i informacioneve dhe komunikim efektiv ndërmjet gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore dhe faktorëve të tjerë relevantë, të nxiten institucionet shëndetësore që ta rrisin transparencën dhe komunikimin strategjik me publikun sa i përket imunizimit.
Seria e këshillimeve profesionale do të realizohet sipas disa moduleve.

