Konferencë “Nutriform etiketim: Formulë për informim të përgjegjshëm të konsumatorëve
Shkup, 12 prill – Konferencë me temë “Nutriform etiketim: Formulë për informim të përgjegjshëm të konsumatorëve”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës edukative M6, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Maqedoninë e Veriut dhe Agjencinë tregtare italiane Shkup (ATI).
Nutriform është një metodë etiketimi që jep informacione mbi vlerën ushqyese të ushqimit. Është një model italian, dhe synon t’u japë konsumatorëve një informacion të qartë dhe të plotë për vlerën ushqyese të produktit, i cili do t’i informojë ata për përmbajtjen e tij, gjë që u lejon atyre të zgjedhin në mënyrë të arsyeshme ushqimin që konsumojnë.
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Nikolçe Babovski në konferencë do të prezantojë kornizën ligjore dhe gjendjen me etiketimin e ushqimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Është paralajmëruar prania e ekspertëve nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të diskutojnë për avantazhet e modelit italian, si dhe për mundësinë e zbatimit të tij në Maqedoninë e Veriut.
Konferenca organizohet nga Qendra edukative M6 në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Maqedoninë e Veriut dhe Agjencinë tregtare italiane Shkup (ATI).

