Konferencë “Ndjekja e aktiviteteve nacionale në luftën kundër korrupsionit”

Shkup, 29 shtator – Konferencë përfundimtare në kuadër të projektit “Ndjekje e aktiviteteve nacionale në luftën kundër korrupsionit” do të mbahet sot në Shkup.

Konferenca, siç thonë nga Instituti për të drejta të njeriut, është organizuar me qëllim që të shfaqen rezultatet nga ndjekja e vazhdueshme e implementimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasje së interesave, Plani për luftë kundër korrupsionit “Aksioni 21” dhe Plani për politika për sundim të mirë, në kuadër të projektit “Ndjekja e aktiviteteve nacionale në luftën kundër korrupsionit”.

Fjalime përshëndetëse në konferencë do të kenë kryetarja e Institutit për të drejta të njeriut, Margarita Caca Nikollovska dhe u.d. ambasador i SHBA-së në vend, Erik Mejer.

Për temën “Sfidat në luftën kundër korrupsionit gjatë realizimit të masave të parapara në Planin për sundim të mirë” do të flasë zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, ndërsa për “Angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës për periudhën 2023-2028” do të flasë zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska do të flasë për “Sfidat në zbatimin e Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025”.

Ngjarja është pjesë e projektit “Ndjekje e aktiviteteve nacionale në luftën kundër korrupsionit”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndjekja e implementimit të Strategjisë për nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave përmes përmbushjes së masave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nismave të cilat janë pjesë përbërëse e planit të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit të quajtur si “Aksioni 21”. Më shumë hollësi për projektin janë të kapshme në ueb faqen e Institutit për të drejta të njeriut (https://ihr.org.mk/mk).