Konferencë ndërkombëtare “Pavarësia gjyqësore përmes procesit reformues – pritshmëritë dhe realiteti”
Shkup, 24 mars – Konferenca e gjashtë ndërkombëtare me temë “ Pavarësia gjyqësore përmes procesit reformues – pritshmërit dhe realiteti” do të mbahen sot dhe nesër në Shkup në organizimi të Shoqatës të gjykatësve në RMV (SHGJRMV) në bashkëpunim dhe me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së dhe CEELI Instituti në Pragë, si organizata partnere.
“Profili i pjesëmarrësve përbëhet nga: gjykatës të ftuar nga shoqatat rajonale të gjykatësve (anëtarë të Këshillave gjyqësor), gjykatës nga degët e SHGJRMV, anëtarë të Këshillit gjyqësorë të RMV-së, si dhe këshilltarë ligjor nga Ambasada e SHBA-së në Shkup”, kumtoi SHGJRMV.
Struktura e kësaj konference, tregojnë ata, është konceptuar në mënyrë që do të mundësojë analizë të gjithëpërfshirëse të efekte të deritanishme të arritura dhe konkluzione për hapa të ardhshme, përmes shqyrtimit të gjendjeve në gjyqësor dhe efektet nga implementimi i Strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor.

