Konferencë: Avancim i reformave në sistemin gjyqësor – kthim i besimit tek qytetarët

Shkup, 29 mars – Me rastin e Ditës së sistemit gjyqësor maqedonas – 31 mars si dhe pjesë e projektit “Për drejtësi – ndjekje të zbatimit të Strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor në vitin 2021” sot u organizua konferencë për rolin dhe detyrimet e institucioneve të caktuara të gjyqësorit në procesin reformues.

Në këtë pjesë paraqitje do të ketë kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska në lidhje me të gjitha dokumentet e miratuara në dy vitet e kaluara, të rëndësishme për reformat në gjyqësor.

“Në vijim të vitit 2019 u soll ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, si dhe ndryshime në Ligjin për gjykata. Këto ligje kanë urdhëruar Këshillin Gjyqësor të sjell një sërë akte nënligjore dhe me qëllim të konkretizoj aktivitetet në Këshill në drejtim të veprimit të azhurnuar, vlerësimit më objektiv të punës së gjykatave dhe gjykatësve, me synim që drejtësisë më të shpejtë, më efikase dhe të kënaqshme, që është e rëndësishme për kthimin e besimit të qytetarëve”, theksoi Cërvenkovska në paraqitjen e saj.

Në panelin e dytë, pjesëmarrësit e konferencës diskutuan nevojën për reforma thelbësore në fusha të tilla si mjedisi, trajtimi i dhunës me bazë gjinore dhe gjuha dhe aktet e urrejtjes.

Konferenca organizohet me qëllim që të inkurajojë debatin ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe profesioneve juridike nga njëra anë dhe organizatave të shoqërisë civile nga ana tjetër, me qëllim identifikimin e reformave dhe masave shtesë të nevojshme për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor përpara fillimit të procesi i hartimit të një dokumenti të ri strategjik për reformat në këtë fushë