Koncesioni i Butrintit, shtyhet seanca në Kushtetuese
Shtyhet seanca për Butrintin në Kushtetuese. Seanca u shty për në 11 korrik, ora 10:00. Gjykata kërkon autorizim nga 36 deputetët.
Zhupa: Në kërkuan një autorizim të ri. Unë pyeta se çfarë po bëhet pasi 5 deputetë kanë lënë mandatet. Ne ishim përgatitur për sot, por do ti parashtrojmë në seancë e radhës.
Para nisjes së seancës, Zhupa tha:
Sot është seanca e parë publike. Uroj që të jetë prezente Margariti dhe anëtarët e tjerë të komisionit. Uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe argumentat e tyre, dua t’ju vej në dijeni se janë 13 shkelje të Kushtetutës, të Konventës së Parisit që janë shkelur në këtë koncension. Kemi besimin e GJK do të qëndrojnë në lartësinë, për të mbrojtur identitetin kombëtar, që të mos e përfshijë ngjarjen politike.

