Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa
Shkup, 13 Tetor – Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur.
Në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, nuk ka pritje më të gjata se sa ato të zakonshmet për kryerjen e formaliteteve doganore, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga LAMM rekomandojnë përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore.