Komunikacioni me intensitet mesatar në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 3 prill – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të lagështa me intensitet mesatar jashtë mjediseve të qytetit.   Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga dita e martë deri në gjashtë muajt e ardhshëm  rruga rajonale Strugë-Dibër tërësisht do të mbyllet për komunikacion në periudhën nga ora 10:00 deri në 14:00, për shkak të aktiviteteve ndërtimore për riparimin e rrëshqitjes së dheut në fshatrat Glloboçicë dhe Lukovë.