Komunat e pollogut, ulet ndjeshëm numri i popullsisë
Tetovë, 4 Prill – Regjistrimi i fundit i popullatës ka vënë në dukje se në komunat e pollogut është ulur ndjeshëm numri i popullsisë rezidente. Kjo është pasojë e largimit masiv sidomos nga të rinjët drejtë vendeve perëndimore për të kërkuar perspektivë më të mirë. Qytetarët e anketuar në tetovë thonë për TVM2 se papunësia dhe varfëria janë shkaku kryesor që të rinjët e lëshojn vendëlindjejn.
“Njerzit e lëshojn vendin për arsye ekonomike, papunësia varfëria është shkaku kryesor i shpërnguljes siç edhe e shohim vetë, e lëshojn të rinjër vendin, kanë ngelur vetëm pleqët këtu.”, tha një banor.
“Nuk e di edhe çka të them. Rini nuk ka, kemi mbet ne pleqët, ato vinë në gjashtë muaj ka dy javë tre, në vitin e ri njëjt. Ne pleqët jemi këtu verë-dimër. Kemi ngel këtu vetëm ti rujmë shtëpiat as gjë tjtër nuk ka. Krejt janë larguar as 10 përqinë rini nuk ka mbtur, edhe këto që janë janë ende në shkolla të mesme, të cilët e sosim shkollën dhe largohen.”, u shpreh një banor.
Në regjsitrimin e vitit 2021 në Tetovë Janë regjsitruar 84.770, ndërsa në vitin 2002 kishte 86.580, apo 1.810 banorë më pak. Gjendja më alarmante është në Gostivarë ku në regjistrimin e fundit janë evidentuar 59.770 banorë ndërsa në vitin 2002 Gostivari kishte 81.042 banorë, që i bije se në periudhë prej 20 vitesh nga Gostivari janë larguar 26% e popullsisë apo 21.272 persona, respektivisht më shumë se 1.000 persona në vit.

