Kompania izraelite “Terror Alarm” ka paralajëmruar se grupi i mercenarëve “Wagner” është nisur drejt Kosovës

Kosovë, 30 maj – Në një postim në Twitter, kompania bëri me dije se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram. Postimi erdhi pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it. “Terror Alarm” është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Kujtojmë që serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit që prej së premtes, shkruan Albeu.com.