Kompania “Chair” njofton fluturime çdo ditë Cyrih – Shkup
Shkup, 19 prill – Kompania ajrore “Chair Airlines” në aeroportin e Cyrihut bënë të ditur për fluturim cdo ditë nga Cyrihu në Shkup dhe anasjelltas.
Kompania ka njoftuar se ka filluar tashmë me fluturimet çdo ditë drejt Shkupit dhe ansjelltas.
Chair fluturon po ashtu cdo të diele nga Cyrihu në Ohër.
Kompania gjithashtu bënë të ditur se ka filluar tashmë me fluturimet dy herë në ditë drejt Prishtinës dhe ansjelltas, si dhe fluturime të rregullta do të ketë cdo ditë edhe nga Bazelit drejt Prishtinës, dhe ansjelltas, shkruan zhurnal.mk.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose përmes numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17.
Rreth Chair Airlines
Chair Airlines është themeluar në vitin 2019. Kjo kompani ajrore operon me katër avionë nga Cyrihu në verën e vitit 2021 dhe u shërben destinacioneve të njohura të pushimeve si dhe udhëtimeve në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

