Komisioni kuvendor për politikë të jashtme e pranoi unanimisht propozimin e IPA III
Shkup, 27 tetor – Komisioni kuvendar për politikë të jashtme sot unanimisht e ka pranuar Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e veçanta për zbatimin e asistencës financiare nga Unioni në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA III).
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, tregon se ky është një akt ligjor që rregullon marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian për zbatimin e Instrumentit për ndihmë paraqasëse për periudhën 2021-2027.
“Përmes përdorimit maksimal të parave evropiane, do të vazhdojmë me proces të përshpejtuar të reformave që janë të nevojshme në procesin e avancimit drejt anëtarësimit në Union. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, e cila duhet të ndodhë deri në fund të këtij viti, ne kemi mundësinë të shfrytëzojmë më shumë se 100 milionë euro, projekte tashmë të përcaktuara. Falë BE-së, e cila padyshim mbetet një partner besnik dhe mbështetës i vendit tonë në përpjekjet e tij për reforma dhe arritjen e prioritetit strategjik – vend-anëtar i plotfuqishëm i Unionit”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.

