Komisioni Historik do të ketë edhe Sekretariat
Shkup, 16 Shtator – Ministria e Punëve të Jashtme është duke formuar Sekretariat që do të ndihmojë në punën e pjesës maqedonase të Komisionit Historik, informoi sot kreu i diplomacisë Bujar Osmani.
Personat do të propozohen nga Komisioni dhe do të jenë ndihmësit e tyre që do të përgatisin materialet e tyre, do t’i ndihmojnë në pjesën administrative dhe në menaxhimin e punës së tyre.
Do të jetë një Sekretariat i tërë që do të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe funksionimin më efikas të Komisionit Historik, sepse shkalla e gatishmërisë së tyre do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për dinamikën e punës së tyre, shpjegoi Osmani.
Ai theksoi edhe pse MPJ-ja do t’i lidhë kontratat me këta persona në Sekretariat, nuk do të propozohet asnjë emër nga Ministria, por presin që Komisioni të zgjedhë bashkëpunëtorët.

